October 5, 2024
Opinion

Ju disa ikët, e disa të tjerë do të ikni me turpin e…

SHKRUAN: NEHAT JAHIU
JU DISA IKËT E DISA TË TJERË DO TË IKNI ME TURPIN E…
Ju disa ikët nga pushteti me turpin e hajnisë, ndërsa disa të tjerë do të ikin pas jush me turpin e njejtë. Tani do të filloni të i lani mëkatet, por mëkatet tuaja nuk do të lahen, sepse e vodhët shumë popullin dhe këto mëkate nuk lahen as në këtë botë dhe as në botën tjetër.

Edhe Zoti juve, o ca hajna nuk do ua marr shpirtin pa ua marr fytyrën, sepse ishit dhe mbetët zollumqarë dhe maskarenj të këtij populli që aq shumë ju besoj, por ju e mashtruat. Ju nuk punuat as për popull, as për komb e atdhe, por punuat për të u pasuruar vet dhe për të i pasuruar familjete tuaja.