Maqedoni

Meta takim me Merkon: Kënaqësi ta takoja kryetarin e Strugës!

Ish presidenti i Shqipërisë dhe kryetar i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka izituat sot Strugën dhe ka informuar për një takim të këndshëm me kryetarin e komunës, Ramiz Merko.

“Kënaqësi të vizitoja sot qytetin e mrekullueshëm të Strugës dhe të takohesha me Kryetarin e Komunës, z.Ramiz Merko dhe ekipin e tij. Potencialet turistike të Strugës janë të jashtëzakonshme dhe progresi në standarde i pandalshëm”, njoftoi Meta pas takimit.

Paraprakisht ish presidenti shqiptar, mori pjesë në diplomimin e gjeneratës së 16-të të Universitetit Ndërkombëtar të Strugës.