Shefqet Krasniqi mposht virusin
Hoxhë Shefqet Krasniqi ka mundur betejën me coronavirus.
Pas disa ditëve i shtrirë në Klinikën Infektive ai është liruar.
U.d i drejtorit të kësaj klinike, Arben Vishaj, ka treguar për Infokus se Krasniqi është liruar nga klinika javën e kaluar. Ai shtoi se në ditën kur është liruar gjendja e tij ka qenë shumë e mirë.
“Nuk është në klinikë, është liruar javën e kaluar dhe gjendjen e ka pasë shumë të mirë”, deklaroi ai.
Ndryshe si pasojë e problemeve shëndetësore Shefqet Krasniqi ka njoftuar se nuk do të mbajë ligjëratën e përjavshme të tefsirit.