October 1, 2024
Shqipëri

Ponari: Diaspora do të luajë një rol të rëndësishëm në përmirësimin e situatës dhe interesave kombëtare

Dje zhvilluam një diskutim interesant me dy miq të mi, Altin Nurirezident në Florida ,dhe Irfan Bendo , rezident në Athinë, Tematika e diskutimit ishte gjendja aktuale politikenë vend, rëndësia e votës së diasporës , si dhe disa çështje të tjera të rëndësishme. Ndër të tjera, diskutuam edhe për 5 prioritetet dhe vizionin e 4 milion shqiptarëve të propozuar nga Partia e Lirisë.

Ishte interesante të dëgjoje perspektivat e tyre për këto çështje, duke pasur parasysh që të dy jetojnë jashtë vendit, por ndjekin me kujdes zhvillimet politike në Shqipëri. Biseda përfundoi me bindjen se vota e diasporës dhe angazhimi në këto prioritete mund të luajnë një rol të rëndësishëm në përmirësimin e situatës dhe përfaqësimin më të mirë të interesave kombëtare./Sokol Ponari, Partia e Lirisë