Më 3 korrik lirohet Sedat Aliu, babai i Almir Aliut
Gjykata e Apelit ka pranuar ankesën e Sedat Aliut për lirim të parakohshëm nga masa efektive me burg për të cilën u dënua me 6 muaj heqje lirie. Në ankesën e dërguar nga avokati mbrojtës Besnik Sulejmani potencohen arsyet dhe obligimet familjare të Sedat Aliut.
Për dy të afërmit e tij Abdulla Aliu dhe Sami Demiri të dënuar me nga 9 muaj burg efektiv për veprën penale dhunë masa mbetet në fuqi./ALSAT