Maqedoni

Babai e raportoi të zhdukur, vajza nga Tetova thotë se është në Gjermani me të dashurin

41-vjeçari nga fshati Sellarc raportoi në polici se vajza e tij 21-vjçare është zhdukur por ajo më pas e ka lajmëruar duke njoftuar se është në Gjermani me të dashurin e saj. 21-vjeçarja ka thënë se është larguar me dëshirë nga Maqedonia e Veriut.

“Me datë 29.09.2024 ora 08:00 në NjP Kamnjan personi A.I (46) nga fshati Sellarc e Epërme ka raportuar se vajza e tij A.I (21), të cilën më parë e kishte raportuar si të zhdukur, e ka telefonuar dhe e ka njoftuar se ajo është në Gjermani, së bashku me të dashurin e saj dhe se është larguar me dëshirën e saj”, thuhet në njoftimin e policisë.