Maqedoni

Kumanovari ndërroi jetë në Klinikë në Shkup, ka rënë para stadiumit të Bashkimit

Më 26.09.2024, në ora 19:50, në SPB Shkup është raportuar se M.D.(47) nga Kumanova ka ndërruar jetë në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Përkatësisht, më 22.09.2024 përballë stadiumit të KF “Bashkimi” në rrugën “Bratstvo Edinstvo” në Kumanovë, M.D. eshte rrëzuar dhe ka goditur kokën në tokë, e më pas vëllai i tij dhe policët e kanë dërguar për ndihmë në spitalin e Kumanovës.

“Pasi u ndihmua, M.D. i njëjti është ndaluar për shkak se ka pasur urdhër të gjykatës për ndalimin e tij dhe më pas është dërguar në Kompleksin e klinikave në Shkup. Me urdhër të prokurorit publik nga PK Kumanovë, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion”, njoftoi MPB.