Kurrë nuk ndrrohen burrat e ri me ish burrat e vjetër sepse këta kanë mungesë potence politike
Ejup Berisha
Heshtni heshtni
Disa po kërkojnë që në Qeveri të rikthehen disa ish burra të fortë sepse sipas tyre këta burrat e ri që i kemi atje nuk na qenkan të fortë. Pra dikush po kërkojka që
në Qeveri në vend të burrave të cilët i kemi tani të vijnë burrat që ishin gjatë kohë aty dhe të cilët nuk e merituan pjesmarrjen në të. Ata burra që kinse po i kërkojka dikush në Qeveri dhe kinse që na paskan qenë shumë të fortë në fakt duhet thënë se nuk ishin aspak të tillë. Këta të paktën më shumë se njëzet e dy vite ishin në Qeveri por nuk u treguan edhe aq të fortë sa po trumbetojnë vet për veten e tyre se janë të tillë. Të njëjtët në vend që të ishin të fortë ishin shumë të dobët bile edhe më të dobët seç mund edhe të imagjinohej. Më të dobët nuk i njeh kurrë as historia e kombit shqiptar. Të paktën këta nuk ishin të fortë kur ishte e obligueshme të ishin të fortë apo kur ata duhej ti mbronin interesat e shqiptarëve dhe ti realizonin të drejtat, kërkesat dhe nevojat tona apo dhe të na e mundesonin gezimin e lirive të njeriut. O burra të fortë pse nuk ishit të fortë kur ne kishim nevoje për fuqinë tuaj politike. Unë e di që burrat e fortë ishin të tillë vetëm në katër gjëra dhe atë: Kur duheshte ti keqtrajtonin dhe ti diskrimiminin shqiptarët si edhe kur duheshte ti mbushnin gjepat e tyre me paratë e qytetarëve por dhe kur duheshte ti përvetsonin tenderët. Pra neve si qytetar kur na duheshin burra të forte në Qeveri këta zbuteshine bëheshi me te bute se syngjeri e tani kur nuk na duhen këta vet shpërndajnë pankarta me përmbajtje propagandistike nëpër vende publike të qyteteve te vendit
se kinse ata na paskan qenë shumë të fortë.
Atyre që po i kërkojnë burrat e vjetër në Qeveri duhet thënë se nuk na duhen sepse nuk kanë jo vetëmse potencë politike, por ata nuk kanë as largpamësi, as intelegjencë por as përgatitje adekuate shkollore
Këta nuk e kishin potencën politike as kur si nuse e jo si burra u futën para më shumë se dy dekadave në dhomen e gjumit të Qeverisë që ndodhet në Bulevardin Ilindenska P.n. Pra asnjë pikë burrërie dhe sinçeriteti se kishin këta të fortët. Burrat e forte që nga fillimi kur i quan me votat e tyre qytetarët në Qever nuk ishin as të fortë e as të sinçertë. Disa frontmen të partisë- të ish burrave të fortë
duhet porositur që mos ta gjuajnë gurin dhe ta fshehin dorën pasiqe askush se kërkon kthimin mbrapa të ish burrave pleq nëse këta kanë abuzuar me interesat dhe me besimin e qytetareve.Qeveria vërtetë don burra të fortë por ky është tekst leht i lexueshëm dhe i kuptueshëm sepse vjen nga Kuzhina bajate e burrave “të fortë ” që ishin në Qeveri më shumë se 20 vite. Ata gatuesit e asaj mënyje që doli nga kuzhina e njohur e cila po lexohet nëpër rrugët e kryeqytetit dhe të qyteteve të vendit i porosisim që të mos na servojnë ushqim të vjetër dhe të bajatshëm sepse do të kemi vetëm dëme e jo levërdi prej tij e kamë fjalën
për ne qytetarët apo dhe për pasojat negative për shëndetin tonë. Mjaft më jemi mgopur shumë me ushqimet tuaja por edhe me burrërinë tuaj që nuk u pa kurrë e të mos flasim për fuqinë tuaj.Mos bëni filma me tekste leht të lexueshë
m dhe me skenare tanimë të pare. Dhe për fund ne kemi burra në Qeveri nuk jemi pa ta apo këta janë të forte dhe të sinçerte dhe atë më të fortë dhe me të sinçertë se sa që ishin ish burrat e vjetër e të dobët në çdo aspekt si në atë profesional por dhe në personal. Pra mos na i ngacmoni burrat e ri që i kemi pas zgjedhjeve të muajit maj sepse nuk na duheni ju burrat e vjetër.