Procesi i Berlinit, Durmishi takoi komisionerin britanik të Tregtisë për Evropën, Kris Barton
Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi, në kuadër të Procesit të Berlinit ka
realizuar takim me Kris Barton, Komisionerin e Tregtisë të Madhërisë së Tij Mbretit
Çarllsi i Tretë.
Në takim u vlerësua se marrëdhëniet e shkëlqyera politike midis Mbretërisë së
Bashkuar dhe Maqedonisë së Veriut janë bazë solide për thellimin e mëtejshëm të
bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve, si dhe për ndërtimin e marrëdhënieve të
reja afariste midis bashkësive të biznesit midis dy vendeve.
Ministri Durmishi informoi Komisionerin Barton për prioritetet ekonomike të Qeverisë,
duke theksuar me këtë rast se të njëjtat mund të shfrytëzohen për të krijuar mundësi të
reja për promovimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tradicionalisht të mirë
ekonomik midis dy vendeve.
Në takim, ministri Durmishi theksoi se Mbretëria e Bashkuar është një nga partnerët
tanë më të rëndësishëm tregtarë dhe është në vendin e 2-të nga vendet me të cilat
Maqedonia e Veriut realizon vëllimin më të madh të shkëmbimit tregtar dhe i cili shënon
rritje të vazhdueshme.
“Gëzon e dhëna se për 10 vjet investimet e përgjithshme të huaja nga Mbretëria e
Bashkuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut arrijnë vlerën prej 508,8 milionë euro,
gjë që e bën Mbretërinë e Bashkuar vend që është një nga investitorët më të mëdhenj.
Për ne, si Ministri e Ekonomisë dhe Punës, në kompetencën e së cilës janë kushtet e
punës e investitorëve të huaj, është me rëndësi të madhe të punojmë në përmirësimin e
klimës afariste, në mënyrë që të kemi më shumë investime që do të paraqesin punësim
më të madh dhe rritje më të madhe ekonomike”, tha ministri Durmishi.
Ministri Durmishi u falënderua për mbështetjen që Maqedonia e Veriut e merr në
vazhdimësi nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, kryesisht përmes mbështetjes në
reformat dhe në procesin e zhvillimit në rrugën drejt anëtarësimit të plotëfuqishëm në
BE.