BallinaMaqedoni

Mickoski: Kemi potencial të bëhemi lider ekonomik në rajon

Kemi potencial që të bëhemi lider ekonomik në rajon me ekonomi konkurruese dhe sistem për luftë pa kompromise kundër korrupsionit, tha kryeministri Hristijan Mickoski në seancën e Këshillit nacional për zhvillim. Ai tha se duhet të ballafaqohemi me korrupsionin në vend dhe të bëhemi shtet që do të bëhet anëtar i BE-së. E thirri opozitën që të marrë pjesë në strategjinë për progres të shtetit.

“Kemi potencial të bëhemi lider ekonomik në rajon, me infrastrukturë moderne, me ekonomi konkurruese dhe inovacione që i përkrahin të rinjtë dhe ndërmarrësit. Ne do të vazhdojmë me reforma që do ta përmirësojnë klimën e biznesit dhe do të mundësojnë investime të reja dhe vende të reja të punës. Me përpjekje të përbashkëta do të krijojmë kushte ku të rinjtë do ta shohin të ardhmen e tyre, t’i realizojnë ëndrrat e tyre dhe të kontribuojnë për shoqërinë e vendit të tyre”, tha Mickoski, transmeton TV21.