BallinaMaqedoni

Tërmeti dridhi Shkupin në pikë të natës, fatmirësisht nuk zgjati shumë

Një tërmet me magnitudë 3.8 të shkallës Rihter ka dridhur mbrëmë në ora 2 pas mesnate Shkupin.

Tërmeti ka ndodhur sak në orën 02:02 minuta, kurse epiqendra e tij ishte 14 kilometra në lindje të lagjes Kisella Vodë dhe në thellësi 8 kilometra, shkruan portali lideri.mk.

Fatmirësisht, tërmeti ka zgjatur pak kohë, por ata që janë më afër epiqendrës raportojnë se në momentin e tërmetit janë dëgjuar edhe zhurma, shkruajnë disa media në gjuhën maqedonase.

Siç shkruan lideri.mk, zhurma shkaktoi frikë tek disa banorë të kryeqytetit, disa prej të cilëve edhe dolën shkurtimisht nga shtëpitë dhr banesat, por u kthyen sërish. Fatmirësisht nuk raportohet për dëme të shkaktuara.

I njëjti tërmet është ndjerë edhe në Veles dhe Kumanovë./Lideri