BallinaMaqedoni

“Vanjës i vendosën jastëk mbi kokë dhe e vranë me një plumb”! Filloi gjykimi i Palevskit dhe të tjerëve!

I pandehuri Ljupço Palevski Palço e ka qëlluar Vanja Gjorçevskën në kokë me pistoletë 9 milimetrash pasi i ka vendosur jastëk mbi kokë. Ai akuzohet për vrasjen e vajzës 14-vjeçare në nëntor të vitit të kaluar, dast për të cilën gjykimi filloi sot.

Nga autopsia rezultoi se Vanja kishte një plagë në hemisferën e djathtë të trurit dhe një vrimë me armë zjarri 34 centimetra të gjatë që kalonte nga qafa deri në vertebrën e katërt.

Në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit sot filloi gjykimi për vrasjen e dyfishtë të 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe berberit Pança Zhezovski.

Në sallën e gjyqit, siç transmeton portali Lideri.mk, u soll i akuzuari i parë Ljupço Palevski Palço së bashku me të akuzuarit Bore Videvski, Velibor Manev, Vlatko Keshišov, si dhe babain e të vrarës Vanja Gjorçevska, Aleksandar Gjorçevski.

Me leximin e aktakuzës filloi sot gjykimi ndaj pesë të akuzuarve në gjykimin për vrasje të dyfishtë. Ky rast cilësohet si një nga çështjet penale më të vështira në vendin tonë.

Sipas prokurorit, secili prej të pandehurve ka pasur rolin e tij me veprime të planifikuara në detaje paraprakisht, transmeton Lideri.mk.

“Babai ndihmoi me informacionin se kur Vanja shkon në shkollë. Të akuzuarit njiheshin me njëri-tjetrin dhe kishin hartuar një plan për grabitje me qëllim që të detyronin një anëtar të familjes të paguante dëmshpërblimin. Ata e dinin që Vanja çdo të premte shkonte në shkollë nga ora e parë, ndërsa motra e saj e vogël Minja nga ora e dytë. Kanë pritur në bodrum në hyrje dhe kur Vanja doli nga ashensori e kanë grabitur. E kanë ë futur në një çantë në bagazhin e veturës “Citroen” dhe janë nisur drejt Rrugës së Kaçanikut. Aty i priste Palço dhe u nisën drejt lokalitetit Dupki, afër fshatit Brazdë, ku në orën 9:30 kanë vrarë Vanjën. E kanë varrosur në një gropë të hapur, kanë djegur veturën ‘Citroen’ dhe janë larguar me një vetrmurë “Reno Kango”, thuhet në aktakuzë.

Vajza 14 vjeçare Vanja dhe i moshuari Pançe, të cilët u raportuan të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, kurse u gjetën të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit më 3 dhjetor 2023./Lideri