Enti i Statistikave: Në vitin 2020 më shumë vdekje se në vitin 2019 për 26 për qind
Numri i personave të vdekur vitin e kaluar është rritur për 26% në krahasim me vitin 2019, që është 25 775 njerëz, tregojnë të dhënat nga Enti Shtetëror i Statistikave. Numër më të madh të vdekjeve, që është 3847 të vdekur, ka pasur në muajin nëntor.
ENTI SHTETËROR I STATISTIKAVE
“Numri më i madh i të vdekurve është i gjinisë mashkullore edhe atë 13 914 persona apo 54 % nga numri i përgjithshëm i të vdekurve. Numri i foshnjeve të vdekura është 108 apo 0.4% nga numri i përgjithshëm i të vdekurve”.
Sipas të dhënave nga Enti Statistikor, mosha mesatare tek të vdekurit e gjinisë mashkullore është 71,6 vite, ndërsa tek gjinia femërore 75.3 vjet, mosha mesatare e vdekjeve tek femrat është më e lartë për 3.7 vjet.
ENTI SHTETËROR I STATISTIKAVE
“Ashtu si në vitet e kaluara, në numër më të lartë janë personat e vdekur nga sëmundjet e sistemit qarkullues me 41,6%, neoplazmat me 15.2% dhe pas saj vijojnë të vdekurit si pasojë e pandemisë KOVID 19 me 10,9%” .
Me 5.8% janë të vdekurit të cilët kanë humbur jetën si pasojë e sëmundjeve të sistemit të frymëmarjes, ndërsa me 5.3% janë personat e vdekur si rezultat I sëmundjeve endokrine, ushqyese dhe metabolike, 3.7% e personave janë persona të vdekur nga sëmundjet e sistemit nervor, pas këtyre vijojnë sëmundjet tjera të ngelura, por me përqindje më të ulët.