Shqipëri

Ndërroi jetë ish deputeti shqiptar, deputeti më serioz që kemi pasur

Gerti Bogdani, deputeti më serioz që kemi pasur, ishte një fisnik në gen, një aristokrat i lindur, një mendimtar i heshtur, një politikan i përmbajtur.
Gerti Bogdani nuk foli kurrë një fjalë kot, nuk shqiptoi kurrë një broçkull.
I thjeshtë nga jashtë, i sofistikuar nga brenda, Gerti Bogdani ishte në të njëjtën masë konfident edhe me Jetën edhe me Vdekjen, hynte e dilte pa teklif sa te njëra te tjetra, me brengën e përherëshme në sy e zemër të super të ndjeshmit të cilin më së shumti e brengosin egërsia e botës dhe ashpërsia e jetës.
Lamtumirë Gert.
Lum Ti që ike.
Mjerë ne që mbetëm.