Drejtori i Librave Amë, Faton Fazliu në Gostivar: Shërbime më të mira dhe më të shpejta për qytetarët
Dje, Drejtori i Librave Amë, Faton Fazliu, zhvilloi një vizitë pune në Qendrën e Gostivarit, duke theksuar se qytetari duhet të jetë në qendër të çdo vendimi dhe veprimi. Në takimin e rëndësishëm të koordinimit, u diskutua për përmirësimin e shërbimeve dhe ngritjen e cilësisë në nivele të reja, transmeton lideri.mk. Fazliu theksoi përkushtimin për të ofruar shërbime të shpejta dhe pa pengesa për qytetarët e Gostivarit dhe mbarë vendit. Ai garantoi se ndryshimi do të ndodhë me veprime konkrete dhe përkushtim maksimal.