September 19, 2024
BallinaMaqedoni

Ziadin Sela flet për “akuzat” për destabilizim dhe tregon se kush do të protestojë

Ziadin Sela në ClickPlus ka siguruar se me protestat e paralajmëruara për në shtator nuk bëhet tendencë që të destabilizohet Maqedonia e Veriut, por që të shprehet pakënaqësia për shkeljen e të drejtave të qytetarëve nëpërmjet shkeljes së legjitimitetit të shprehur me votat e tyre.

“Kur i shoh përgjigjet që i japin në pyetjet e gazetarëve, shpesh e pyes veten: Cili është kufiri i normales dhe anormale, midis intelektit dhe budallakisë. Kjo është ajo që e mendoj kur e shoh se si pyetet një politik se pse mungon tabela shqip në një vend, ai thotë: Kjo është përpjekja e radhës për destabilizim. Kur pyetet ministri i Punëve të Brendshme, se a keni informacione për destabilizim, ai thotë po dhe shton se kemi marrë të gjitha hapat për protestat e paralajmëruara në shtator. Protesta nuk është tendencë për destabilizim, është e drejtë demokratike. Sa më të shpeshta janë, aq më pak kufizohet pushteti nga këto lajthitje”, tha Sela.

I pyetur se kush do të protestojë, ai me përgjigje:

“Qytetarët, për të drejtat që u shkelen. Një nga shkaqet që duhet të ngrihet zëri i qytetarëve bashkë me faktorin politik – është shkelja e legjitimitetit. Jo të Ziadinit, por legjitimitetit të atyre që e kanë shprehur me votë”, tha Sela.

Sela: Unë skam qenë në qeveri, ka qenë Taravari si kryetarë partie për një vit

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka është pyetur pse gjatë qeverisjes së ASH-së nuk është propozuar ligji për formimin e qeverisë. Sela është përgjigjur se “Unë nuk kam qenë në qeveri, ndërsa për atë një vit që ASH-ja ka qenë në qeveri ka qenë me kryetarë Arben Taravarin”, shkruan Top24.

Ziadin Sela: Kjo qeveri ka mbyllur kapitullin për eurointegrime dhe nuk eka në plan këtë as të bëj ndryshime kushtetuese

Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela ka theksuar se qeveria e re e drejtuar nga kryeministri Hristjan Mickovski ka theksuar se Fronti Europian gjatë gjithë kohës ka premtuar eurointegrimet por edhe këto kanë qenë edhe premtimet më të mëdha të zgjedhjeve të fundit siç e shihni nuk ka asnjë afat se kur do të ndodhin ndryshimet kushtetuese.