BallinaMaqedoni

Talat Xhaferi kryetar, Musa Xhaferri nënkryetar! Propozohet përbërja e Komisionit për përfaqësim adekuat

Pothuajse tre muaj pas marrëveshjes së VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, më në fund ka hyrë në procedurë parlamentare plotësimi i Komisionit ad hoc për monitorimin e përfaqësimit të drejtë të qytetarëve të të gjitha komuniteteve, transmeton portali Lideri.mk.
Komisioni do të drejtohet nga ish-kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ndërsa nënkryetar do të jetë Musa Xhaferi.

Siç transmeton lideri.mk, për anëtarë të Komisionit janë propozuar Gjorgija Sajkoski, Dafina Stojanoska, Antonijo Miloshoski, Aleksandar Veljanovski, Dragan Kovaçki, Dragan Nedeljkoviç, Salim Sulejmani, Ilir Demiri, Sally Murati, Mile Cekov, Fatmir Bitici dhe Sonja Mirakovska./Lideri