Maqedoni

Mehmedi: Për të drejtat e shqiptarëve në RMV është derdhur gjak, nuk lejojmë diskriminim!

”RMV, De Facto dhe De Jure është shtet shumë etnik, shumë fetar dhe me shumë kultura. Për përfaqësimin sa më të drejtë dhe adekuat të të gjitha etnive në RMV janë bërë shumë përpjekje; janë bërë qindra vite burg, qindra e mijëra fëmij janë rrit jetimë, me qindra e mijëra shqiptar këtë përpjekje për barazi etnike e kan paguar edhe me gjak e besa një pjesë edhe me më të shtrenjten, jetën. Prandaj dje, sot dhe nesër përpjekjet e shqiptarve dhe etnive të tjera me të gjithë format demokratike kan qenë , janë dhe do të jenë për barazi të plotë të etënive në RMV dhe nuk do të lejojnë diskriminimin e asnjë forme. Kush mendon dhe vepron ndryshe është në kundërshtim me historinë por edhe me liritë dhe të drejtat e njeriut të garantuara ndërkombëtarisht ” shkruan Remzi Mehmedi.