Në komunën e Likovës ikja e mërgimtarëve mori gjallërinë, rrugë të boshatisura e shtëpi të mbyllura
Rrugë të zbrazëta, shtëpi të bukura por me dyer e grila të mbyllura, prindër të moshuar e familjarë të tjerë të mbushur me mall.
Kjo është atmosfera në fshatin Hotël të Komunës së Likovës, pas ikjes së mërgimtarëve.
Banorët thonë se me ikjen e tyre, mërgimtarët marrin me vete gjallërinë dhe harenë e fshatit, duke e lënë atë të shkretë e në mjerim.
“Është kënaqësi kur po vijnë, kur po ikin mjerim. Fshati po zbrazet, nuk ka rini, nuk ka lëvizje nuk ka qarkullim. Hotla dikund 900 familje I ka, po më duket gjysmë për gjysmë janë me mërgimtarë….04:43 Para shumë viteve, 2003-2007, në atë kohë kur kam qenë drejtor, Hotla ka pasur 560 nxënës, tash ka po dëgjoj, dikund 200 e diçka, domethënë për 17 vite, numri ka rënë për më shumë se 300”, tha një qytetar.
Në këtë rajon, në shumë familje tryeza shtrohet vetëm për dy të moshuar, kjo pasi të gjithë familjarët e tyre i kanë në mërgim. Ata e përjetojnë shumë keq faktin që nipërit dhe mbesat e tyre rriten larg syve të tyre.
“Po dy djem i kam, një në Gjermani, një e kam në Belgjikë,
-A keni ndonjë fëmi këtu?
– Jo vetëm unë dhe shoqja… kur po vijnë mirë, por kur po shkojnë, aspak mirë, po na lënë shumë si, krejt ka dy kemi mbet, shoqja dhe unë vetëm… Shumë keq valla, por çfarë të bëjmë, koha erdhi ashtu, të gjithë të rinjtë na ikën, kemi mbetur vetëm të moshuarit”, tha një tjetër qytetar.
“Djalin e vëllait e kam në Zvicër, dy vajza I kam një në Belgjikë një në Slloveni. Sot në mëngjes erdhi vajza prej Sllovenie, gëzohemi shumë, por kur po shkojnë shumë vështirë”, tha një qytetar.
“Ku është vendlindja më mirë është, normal kuptohet. Unë kam dal në rini herët, 23 vjet I kam pas, 45 vjet kam nejt atje, tash jam në pension, këtu po rri ma shumë, nga 8 muaj po rri, por familja e ndarë është, trupi kur ndahet nuk është e mirë kjo…. Djemt atje I kam, vajzën e kam atje, nipa, mbesa I kam të gjithë atje. Kemi dëshirë të kthehemi, por po e shihni vet”, shtoi një qytetar.
“Si vijnë, ashtu shkojnë, pothuajse të gjithë I kam atje. Ashtu po e çojmë disi. I kam nipat, e kam një djalë e, kështu”, tha një qytetar.
Fshati Hotël është vetëm një nga fshatrat e rajonit të Likovës që përjetojnë ndryshime të mëdha në këtë periudhë të vitit. Likova është rajoni me numrin më të madh të qytetarëve të cilët kanë emigruar jashtë vendit. Ndër arsyet kryesore për largimin e tyre janë mungesa e perspektivës, ekonomia e dobët lokale dhe mungesa e vendeve të punës./Alsat.mk