“Baresha” – ëmbëltorja veç për gra në Gjermani e hapur nga 18-vjeçarja shqiptare
Një ëmbëtore veç për gratë është hapur në Bremen të Gjermanisë.
Ajo udhëhiqet nga Sumeja Zymberi, 18-vjeçare, e cila në “Kosova today” tha se hapja e këtij lokali ka qenë ëndërr e kamotshme e saj dhe familjes.
“Babai im e ka pasur ëndërr një kafe të përgjithshme në Gjermani, është marrë me gastronomi, duke planifikuar lokalin erdhi ideja për me e hapë veç për gratë”, tha ajo.
Zymberi ndër të tjera zbuloi se ëmbëltorja quhet “Baresha” – kjo për faktin se siç tha ajo, prezanton kulturën shqiptare.
Në këtë ëmbëltore shërbehen akullore, ëmbëlsira, kafe dhe shumë gjëra të tjera.
Ndiqni videon për detaje: