Vazhdon betonizimi i bregut të liqenit të Ohrit, аmbientalistët kërkojnë reagim urgjent
Në ditën e liqenit të Ohrit- 21 Qershor, liqeni më i vjetër në Evropë vazhdon të përballet me problemin serioz të “betonizimit” të bregut. Në kohë kur UNESKO paralajmëron përfshirjen e rajonit në listën e zonave të rrezikuara, në anën e Strugës afër fshatit Radozhdë, aktivistët alarmojnë se bregu i liqenit po betonohet përsëri, siç dëshmohet nga këto foto dhe incizime. Kryetari i komunës së Strugës, Ramiz Merko, pak kohë më parë jo vetëm që deklaroi se nuk ka ndërtesa të paligjshme në Strugë, por gjithashtu kërkoi që askush të mos e prek Radozhdën.
Mos e prekni sepse atje nuk ka platforma në këtë stil. Atje është bregu i cili është do të jetë edhe më tej pjesë e zhvillimit të fshatit Radozhdë- deklaroi Ramiz Merko- kryetar i Strugës.
Sipas aktivistëve civil, aktivitetet e fundit për heqjen e platformave janë larg qëllimit për zgjidhjen e problemit me ndërtesat ilegale. Sipas tyre, çfarëdo që bëhet, nuk do t’i zbus qëndrimet e UNESKO-s.
Është e qartë se bëhet fjalë për fushatë, është thjesht teatër e jo angazhim. Të lërosh me ekskavatorë 5 minuta në 12 në liqenin më të vjetër në Evropë nuk është angazhim për përmbushjen e rekomandimeve. Kjo nuk është asgjë që po kërkon UNESKO. Është e kundërta e asaj që kërkon UNESKO. UNESKO kërkon strategji, kërkon të shohë pjekuri dhe aftësi për të menaxhuar rajon kaq të çmuar – deklaroi Dragana Vellkovska- Ohër SOS.
Liqeni ruhet vetëm me kundërshtime, me akte ligjore, me plane veprimi- shprehet Dejan Panoski, koordinatori i projektit për pishinën e Drinit.
Sot, është e qartë se liqeni më shumë është objekt për betejë mes figurave ditore politike sesa betejë për dëshmi shkencore dhe plane profesionale. Si mund të shpjegohet ndryshe raporti injorues i shoqërisë ndaj shkencës dhe profesionit në këtë domen. Në vitin e kaluar, liqeni kishte dy momente. I pari, me UNESKO-n ku u zhvendosën të gjitha vlerat dhe të vërtetat dhe çdo gjë u shndërrua në ndërtime ilegale, që në esencë nuk janë problem i UNESKO-s, por problem i joni. Momenti i dytë është miratimi i planit të menaxhimit me grykën e liqenit të Ohrit. E tërë bota e përshëndeti këtë dokument të rëndësishëm. Vetëm tek ne kishte heshtje dhe injorim – theksoi Dejan Panoski- koordinator i projektit për pishinën e Drinit.
Dita e Liqenit të Ohrit filloi të shënohet nga viti 2000, por prej atëherë deri më sot, sipas profesionistëve, është bërë shumë pak për mbrojtjen e tij.