Maqedoni

Fallxhorja nga Serbia ia “rruan” 5000 euro tetovarit, i premtoi se do tia rregullojë problemet familjare dhe martesore!

Më 10.09.2024, në orën 15:00, një banor 56-vjeçar i një fshati të Tetovës ka raportuar në Sektorin për Punë të Brendshme Tetovë se është mashtruar nga G.N. nga Republika e Serbisë për shumën prej 5000 eurosh. Sipas raportimit, ata janë njohur më 04.09.2024 përmes rrjeteve sociale, ku G.N. i kishte thënë se merrej me zgjidhjen e problemeve familjare dhe martesore. Ata kishin biseduar për problemet e tij, dhe ajo i kishte kërkuar para dhe bizhuteri për t’i ndihmuar. Ai ia kishte dërguar bizhuteritë përmes një shoferi autobusi. Më vonë kuptoi se bëhej fjalë për mashtrim, e kërkoi shoferin, por nuk arriti të kontaktojë me të deri në momentin e raportimit. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.