September 19, 2024
Maqedoni

Kasami takoi kryetarin e Stambollit, Ekrem İmamoğlu

Gjatë vizitës në Turqi, kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka takuar kryetarin e Stambollit, Ekrem İmamoğlu.

“Me theks të veçantë diskutuam për bashkëpunim në sferën e arsimit, kulturës dhe ekonomisë. Po marrim përvojat më të mira për ta zhvilluar qytetin tonë sa më shumë. Ngelemi të hapur për çdo bashkëpunim të frytshëm që ka për qëllim progresin dhe zhvillimin e qytetit! Falënderoj z.Ekrem İmamoğlu për qasjen konstruktive dhe për gatishmërinë e treguar!”, theksoi Kasami lidhur me takimin e realizuar.(INA)