Shumë vende të rajonit janë përfshirë nga moti i keq me reshje shiut dhe erëra të forta
Një pjesë të madhe e Evropës juglindore është përfshirë nga moti i keq.
Sllovenia, Kroacia, Mali i Zi dhe Greqia janë përfshirë nga reshjet e mëdha të shiut dhe erat e forta, ndërsa alarmi i kuq është ndezur edhe në Serbi.
Por në Maqedoninë e Veriut sinoptikët thonë se për momentin nuk ekziston rrezik për stuhi apo mot jostabil sikur në vendet tjera të rajonit. Reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe në ditët në vazhdim, por ato nuk do të jenë intensive apo në formë stuhie. Sinoptikët thonë se temperaturat në ditët në vazhdim do të jenë nën mesataren për këtë periudhë të vitit.
“Nesër do të ketë paraqitje lokale të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullimave. Bubullima më së shumti do të ketë në pjesët lindore të vendit, që do të jenë me intensitet më të ulët. Të enjten do të kemi stabilizim të motit, ndërsa të premten priten reshje të reja të shiut, të shoqëruara me bubullima në më shumë vende. Temperaturat prej të shtunën do të ulen, do të kemi paraqitje të izoluara të motit jostabil, megjithatë do të fryejë erë e fortë nga veriu, kështuqë do të ndikojë në uljen e mëtejshme të temperaturave. Dhe vërtetë në ditët në vazhdim do të kemi temperatura që do të jenë dukshëm më të ulëta, nën mesataren për këtë periudhë të vitit”, tha Lençe Rizova, Sinoptikane .
Nga Qendra për Menaxhim me Krizat thonë edhe edhe përskaj reshjeve të mëdha të shiut në 24 orët e fundit, në asnjë pjesë të vendit nuk paraqitet rrezik për dalje të lumenjëve nga shtrati. Kjo pasi sipas Qendrës, vendi ka qenë i përfshirë nga thatësira dhe reshjet e ditëve në vazhdim nuk paraqesin rrezik