BallinaMaqedoni

BDI pritet ta përkrahë Ligjin për Vetëqeverisje Lokale?

Jo zyrtarisht BDI do të përkrahë Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, ligj ky që parasheh zgjatjen e mandatit të ushtruesve aktual të detyrës kryetarë komunash në Saraj, Aerodrom dhe Gostivar deri në zgjedhjet e rregullta lokale në tetor të vitit të ardhshëm. Për miratimin e këtij Ligji nevojiten 2/3 të votave gjegjësisht 80 deputetë.

Për këtë pyetëm shefin e grupit parlamentar të Frontit Europian Blerim Bexheti. Ai i tha TV21, se sot do të kenë koordinim për këtë temë.

“Do të kemi koordinim sot dhe do ju njoftojmë”, tha Blerim Bexheti për TV21.

Kujtojmë se në qershor të këtij viti, deputetët e Frontit Europian, votuan edhe për Ligjin për riorganizimin e organeve të administratës shtetërore, për miratimin e të cilit kërkohen shumicë prej dy të tretash.

Për t’u miratuar, amendamentet duhet shumicë prej dy të tretave, si dhe shumicë e Badenterit, nga deputetët, dhe nëse projektligji nuk kalon, zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë komunash duhet të mbahen në Saraj, Aerodrom dhe Gostivar deri në fund të vitit.