Çfar duhet të behët që të instalohet e të funkcionon Demokracia e vërtetë këtu te ne
Nga: Ejup Berisha
Së pari duhet të ketë dëshirë dhe vullnet nga ana e shumicës së individëve që të jetojnë në Demokraci. Te ne më shumë flitet për të sesa që bëhet diçka konkrete për ta instaluar atë. Më tej nevoitet shumë punë levizje dhe veprime nga ana e njerëzve që e duan të mirën mirqenien, zhvillimin dhe përparimin e tyre, pasiqë këto arrihen dhe shijohen vetëmse në Demokraci
Nuk është aq punë dhe aktivitet i lehtë ky për këtë gjë duhet mund angazhim dhe përkushtim. Puna e parë që duhet të bëhet është shmangia e mbetjeve të strukturave me mendësi komuniste bolshevike me qëllim që tu jepet përparsi veprimi dhe dominimi strukturave të individëve demokrat me mendësi pluraliste.Këta pra duhet ta kenë fjalën kryesore në shtet dhe në shoqëri.Struktura dhe individ me mendësi komuniste ka akoma shumë në shtetin dhe në shoqerinë tonë. Dhe lufta kundër tyre të cilat janë akoma aktive dhe dominante dhe me mjaft ndikim te ne asnjëher nuk ka filluar e lere më zhvilluar dhe përfunduar. Këtu te ne nuk kishim revulucion kundër komunizmit dhe strukturave komuiste as atëher kur u shpall pavarësia e shtetit në vitin 1991, por një gjë të tillë nuk e kemi as sot e kësaj dite 33 vite pas shpalljes së ndodhisë në fjalë. Te ne akoma disa individ dhe grupe njerëzish e këndojnë atë këngën e njohur “Shoku Tito ne të betohemi se nga rruga yte ne kurrë nuk do të largohemi”. Dhe vërtetë disa nuk u larguan nga rruga dhe platforma e Titos. Vlen të thuhet se Lufta kundër strukturave të mbetura komuniste mundëson eliminimin e realtë të komunizmit dhe të njëmendësisë dhe instalimin e Demokracisë së vërtetë në shtet. Me instalimin e saj do të duhet domosdoshmërishtë të demokratizohen shteti dhe shoqëria. Duhet dhënë mundësi që të lulzojnë liria dhe barazia si dy shtylla kryesore të Demokracisë. Duhet respektuar liritë dhe të drejtat e njeriut, dhe atë jo vetëm ato elementaret por edhe ato më të komplikuarat si politiket,ekonomiket dhe socialet. Shpallje luftë të vendosur dhe pa hamendje Krimit të organizuar dhe korrupcionit.Institucionet kompetente shtetërore duhet aftësuar për ti penguar kriminelët dhe të korruptuarit jo vetëm që të mos merren me akte dhe me vepra korruptive dhe kriminale por të njejtët duhet mënjanuar nga skena shoqërore e nëse janë politikan edhe nga politika. Reformim i institucioneve shtetërore dhe publike që të funkcionojnë në kuadër të dispozitave kushtetuese dhe ligjore. Bartësit e funkcioneve shtetërore dhe publike gjatë aktiviteteve dhe veprimeve të tyre gjithashtu duhet tu përmbahen rregullave, standardeve, dhe parimeve demokratike. Eshtë shumë mirë që të krijohen institucione të besueshme, efikase dhe efektive shtetërore që do të jenë në shërbim të të gjithë qytetarë
ve.Një Parlament Republike që do të ishte një garantues i zbatimit të demokracisë duke e respektuar dhe zbatuar vullnetin e qytetarëve nuk do të ishte keq
të jetë aktiv dhe në funkcion 24 orë. Një Qeveri e përgjegjshme duhet zbatuar ligjet dhe rregullat e tjera juridike në frymën e demokracisë në shtet. Qeveria duhet të përbëhet nga anëtarë të ndershëm dhe të ndërgjegjshëm të cilët dhënien e llogarisë për punët, aktivitetet dhe akcionet e tyre para të zgjedhurve të popullit dhe në opinion do ta kishin obligim parësor. Duhet zhvilluar dhe përparuar kulturën e bashkjetesës mes individëve të ndryshëm dhe bashkësive të ndryshme njerëzish në shoqëri duke e stimuluar praktikën dhe kulturën e ndihmeses, përkahjes dhe të solidaritetit. Nevoitet të ketë respekt dhe mirkuptim edhe për dallimet kulturore, etnike, fetare dhe ideologjike të individëve në shtet dhe në shoqëri. Keto pra jane disa nga gjërat që duhet të bëhen për të pasur demokraci reale dhe funkcionale këtu në shtetin tonë.