September 19, 2024
Opinion

Kush është atdhetar i mirë për mua?!…

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

Për mua atdhetarë janë të gjithë ata ( ato) që gjithnjë e kanë dashur atdheun e tyre. Ata ( ato) të cilët ( cilat) nuk kanë kursyer asgjë për të mirën e atdheut, kombit dhe popullit të tyre. Ata të cilët ( cilat) kanë vuajtur nëpër kazamate me vite të tëra për të mirën e atdheut, kombit të tyre.
Ata ( ato) të cilët (cilat) kanë luftuar me penë dhe me pushkë në dorë për të mirë të atdheut kombit dhe popullit të tyre deri sa që nuk kanë kursyer gjakun, gjymtyrët dhe jetën e tyre duke ia falur atdheut dhe lirisë.Atdhetarë dhe patriotë janë të gjithë ata ( ato) që kanë kontribuar dhe kontribojnë me nder dhe respekt në profesionin e tyre të cilit i përkasin.
Kontributi i çdokujt në profesionin e tij intelektual dhe profesionalizëm që nga bujku, zejtari, bizismeni, intelektuali etj. Atdhetar është secili kur në mënyrën e tij jep kontributin e vet me shumë nder dhe respekt duke kontribuar për familjen e tij, por njëkohsisht ata ( ato) që shprehin sinqeritetin e tyre ngrisin atdhetarizëm në këtë mënyrë edhe ndaj kombit, atdheut dhe popullit të tyre.
Kështu që padyshim të gjithë mund të i quajmë atdhetarë, sepse me kontributin e tyre shprehin atdhetarizëm me punën e tyre të ndershme që e bëjnë në profesionin e tyre sipas meje janë atdhetarë të mirë, sepse kontribojnë në të mirë të popullit, kombit dhe atdheut të tyre.