Ilir Meta cep më cep viseve shqiptare, sot viziton Tropojën: Të ruajmë traditën e veshjes kombëtare!
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, po shëtit Shqipërinë cep më cep. No vetëm për aktivitet politik, por ish presidenti Meta në mënyrë unike po prezanton pasuritë dhe bukuritë e viseve shqiptare, për çka po bëhet gjithnjë e më i pranishëm tek të gjitha grupmoshat e shqiptarëve.
Në këtë stil Meta ka filluar edhe ditën e sotme, duke promovuar në një fshat tropojan të malësisë veshjet kombëtare shqiptare. Me këtë rast ai ka folur për portalin Lideri.mk nga Shkupi.
“Veshja tradicionale tropojane është pjesë e çmueshme e traditave shekullore, identitetit kombëtar dhe e kulturës shqiptare.
Ruajtja e tyre është jetike për të gjithë kombin tonë”, ka thënë Meta për Lideri.mk.