September 19, 2024
Maqedoni

Gjendet e vdekur një 39-vjeçare nga Shkupi

Gjendet e vdekur një 39-vjeçare nga Shkupi
MPB-ja informoi se dje në ora 09:05 në SPB Shkup është raportuar se në shtëpinë e saj në Karposh të Shkupit është gjetur e vdekur N.T. (39) nga Shkupi, e cila kishte probleme shëndetësore.

Mjeku i Urgjencës Mjekësore ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i të ndjerës është dërguar për obduksion.