Albin Kurti me gjeneral Jasharin bisedojnë për forcimin e ushtrisë
Kryeministri i Kosovës ka zhvilluar një takim me drejtuesi e ushtrisë dhe të financave për fuqizimin e ushtrisë, njofton agjencia e lajmeve INA.
“Në Ballkonin e Hapur flasim hapur: një mëngjes pune në kryeministri me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe ministrin e Financave, Punës dhe Trasfereve, Hekuran Murati. Diskutuam planet dhe mbështetjen e Qeverisë që asnjëherë nuk ka qenë më e madhe e më e lartë.
Zhvillimi dhe fuqizimi i ushtrisë në shërbim të mbrojtjes dhe sigurisë së vendit është ndër prioritet tona kryesore, andaj po punojmë çdo ditë që FSK-ja të jetë sa më moderne, sa më e fortë dhe po aq profesionale.”, ka shkruar kryeministri Kurti. (INA)