Aksident në Shkup, janë lënduar gjashtë persona
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22 në Kisella Vodë të Shkupit
MPB informon se është raportuar se në kryqëzimin e bulevardit “Boris Trajkovski” me rrugën “Petar Deljan”, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të udhëtarëve “Opel” me targa të Shkupit, i drejtuar nga Z.D. 61 vjeç nga Shkupi dhe automjetit të pasagjerëve “BMW” me targa të Shkupit, i drejtuar nga 50-vjeçari M.I. nga fshati Batincë i Shkupit.
“Në aksident lëndime të rënda kanë pësuar O.D 26 vjeç nga Shkupi, pasagjer në automjetin “Opel” dhe H.I 42 vjeç nga Batinca, po ashtu pasagjer në automjetin “BMW”, ndërsa shoferi Z.D dhe pasagjeri në mjetin e tij, 53-vjeçari V.D nga Shkupi, si dhe dy pasagjerë të mitur nga automjeti “BMW”, të konstatuar në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”, thonë nga policia.