Xhaferi konfirmon informacionin e portalit Lideri.mk, BDI nuk voton për shkarkimin e Gashit!
Deputeti i BDI-së, Talat Xhaferi, në fjalimin e tij gjatë seancës për interpelancën për kryeparlamentarin Afrim Gashi theksoi se Fronti Evropian nuk do të votojnë interpelancën e parashtruar nga partia “E Majta”.
“Edhe personalisht, por edhe grupi parlamentar i Frontit Evropian nuk do ta mbështes interpelancën për faktin që konstatojmë dhe të mendimit jemi se motivacioni për këtë interpelancë nuk ka të bëjë me punën e kryetarit, por ka të bëjë me përkatësinë etnike të tij dhe në fakt qëndrimet e qarta të përfaqësueseve të së Majtës në kontinuitet edhe në publik, por edhe këtu në Kuvend, korrespodojnë me atë që kemi konstatuar. Por, s’do mend që kemi vërejtjet e tona për atë çka është puna e deritanishme e kryetarit të Kuvendit”, deklaroi ish-kryeparlamentari Xhaferi.
Në këtë mënyrë Xhaferi konfirmoi informacionin e portalit Lideri.mk, publikuar që më 8 gush, se BDI nuk voton për shkarkimin e Gashit!
A do të përkrahë BDI-ja interpelancën e “Levicës” kundër Gashit? Ja çka thonë nga partia e Ahmetit!