Maqedoni

Policia në këmbë: Dy fëmijë në moshë të mitur janë zhdukur në Shkup

Foto Ilustrim

Në të njëjtën ditë, dy fëmijë u zhdukën nga dy qendra të ndryshme të kujdesit për fëmijë në Shkup, shkruan Press24.

Dje në Staxionin e Policisë Karposh nga Enti Publik i Kujdesit për Fëmijët është raportuar se nga objekti ishte larguar djaloshi R.J.M (17), i cili ishte larguar më parë dhe ishte kthyer sërish.

Më vonë, siç transmeton portali Lideri.mk, në ora 13:15 në Stacionin Policor Qendër, nga një institucion për kujdesin e fëmijëve në zonën e komunës Qendër është raportuar se nga reparti i tyre eshtë larguar V.B (15).

Po merren masa për gjetjen e tyre./Lideri