Mbi 100 vetura u dogjën dje në fshatin Veleshtë të Strugës
Më 01.09.2024, në orën 13:35, në Stacionin Policor të Veleshtës është raportuar se ka shpërthyer një zjarr në tre pika shitjeje të automjeteve në fshatin Veleshtë, Strugë.
Zyrtarët policorë kanë shkuar në vendngjarje dhe është konstatuar se në pikën e shitjes së automjeteve në pronësi të A.H. (59) nga fshati Veleshtë, janë djegur tetë automjete në gjendje të mirë dhe 20 automjete të prishura. Në pikën e dytë në pronësi të P.H. (39) nga fshati Veleshtë, janë djegur rreth 80 automjete të mirëmbajtura dhe të prishura, ndërsa në pikën e tretë në pronësi të A.R. (51) nga fshati Veleshtë, janë djegur pesë automjete në gjendje të mirë dhe një katërçikël.
Zjarri është shuar nga ekipet e Njësive Territoriale të Zjarrfikësve nga Struga dhe Ohri, dhe nuk ka persona të lënduar.