September 19, 2024
Diaspora

Mësuesja nga diaspora uron nxënësit për fillimvitin shkollor: Suksese të mëdha në çdo hap!

Miradije Berisha është ndër mësueset më të dalluara shqiptare në diasporë, shkruan portali Lideri.mk. Me rastin e fillimvitit, ajo nga Vjena e Austrisë ka dërguar një urim plot emocione për të gjithë nxënësit.

“Të dashur nxënës😘, me gëzim ju uroj një fillim të mbarë të vitit të ri shkollor! 📚Ky është një kapitull i ri në jetën tuaj, i mbushur me mundësi të pafundme për të mësuar, për të rritur dhe për të ndjekur ëndrrat tuaja. Keni në duart tuaja fuqinë për të bërë ndryshim, dhe për të ndriçuar botën me dituritë dhe talentet tuaja. Suksese të mëdha ju uroj në çdo hap që ndërmerrni dhe veçanërisht në mësimin e gjuhës sonë të ëmbël dhe të bukur shqipe. Qofshi gjithmonë të frymëzuar, të guximshëm dhe të përkushtuar😘. Përpara, me zemër të hapur dhe mendje të ndritur!”, ka uruar mësuesja Miradije Berisha./Lideri