September 19, 2024
Maqedoni

Mexhiti: Nxënësit shqiptarë në Maqedoni do të mësojnë shkronjat e arta të alfabetit si nxënësit në Shqipëri dhe Kosovë

Ishte nder i madh që të dorëzoja Abetaren e Unifikuar për nxënësit e klasës së parë në Shkollën Fillore “Liria” në Shkup. Abetarja është abc-ja e hyrjës në gjuhën shqipe, ndërsa Abetarja e Unifikuar është shënjues i përpjekjeve tona për të mbrojtur dhe kultivuar gjuhën standarde shqipe.

Nga sot, nxënësit shqiptarë në Maqedoninë e Veriut do të mësojnë shkronjat e arta të alfabetit shqip njësoj si bashkëmoshatarët e tyre në Shqipëri dhe Kosovë. Është padyshim një hap thelbësor në mirëmbajtjen e indetitetit tonë kombëtar në një epokë të globalizimit.

Ishte një moment i veçantë për të gjithë ne, të cilin do ta kujtojmë gjatë. I falendëroj arsimtarët dhe nxënësit për programin e mrekullueshëm të përgatitur për këtë ditë të shënuar dhe ITKSHSHM-së për donacionin e abetareve.