BallinaMaqedoni

Mickoski: Interpelanca e koalicionit LSDM, BDI dhe “E Majta” kundër Gashit, është marrëzi

VMRO-DPMNE-ja nuk do ta përkrahë iniciativën për interpelancë të kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski. Ai tha se ka një numër të madh të argumenteve për marrjen e një qëndrimi të tillë. Ai e quajti iniciativën marrëzi.

“Kjo është papjekuri, do të thosha marrëzi e koalicionit LSDM, BDI dhe “E Majta” dhe se absolutisht nuk ka bazë për interpelancë ndaj kryeparlamentarit Gashi dhe ne nuk do ta mbështesim një iniciativë të tillë dhe kemi një sërë argumentesh pse nuk duhet ta bëjmë atë”, tha ai Mickoski.