Kosovë

Një i vrarë dhe katër të plagosur në Prishtinë (Emrat)

Dyshohet se një person ka mbetur i vrarë nga të shtënat me armë zjarri në Aktash të Prishtinës.

Sipas burimeve të Klankosova.tv, edhe katër persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Klankosova.tv, ka kontaktuar me policinë dhe është ende në pritje të një përgjigje më të hollësishme.

Klankosova.tv, do të iu mbajë të informuar lidhur me rastin…

Siguri

Ekskluzive | Sinjali zbulon emrat e pesë personave që u plagosën sonte në Prishtinë

news image
sinjali
Sinjali.com
01 Shtator 2024 23:22
Prishtina u trondit sonte nga të shtënat me armë zjarri në lagjen Aktash. Një person mbeti i vrarë dhe pesë të tjerë u plagosën rëndë në një konflikt që eskaloi dhe përfundoi tragjikisht, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se pesë personat që u dërguan në QKUK janë:

Salih Sekiraqa,

Robert Llumnica,

Korab Gashi,

Fatos Abazi,

Valdrin Ademi.

Gjithë konflikti dyshohet se lidhet me problemet që familja e Sekiraqës ka pasur në vazhdimësi me familjen Capat në Prishtinë – të cilëve iu plagos një familjar para disa muajsh.

Këto informacione pritet të konfirmohen më tutje pasi të ndërmërren veprimet e nevojshme nga Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.