Nesër fillon viti i ri shkollor për 245 mijë nxënës, 3.500 më pak se vitin e kaluar, 17 mijë më pak në tetë vitet e fundit
Nesër fillon viti i ri shkollor 2024/25 për të gjithë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme. Sipas të dhënave të MASH-it, viti i ri shkollor do të fillojë për 245 mijë nxënës në shkollat e mesme dhe fillore, që është për 17 mijë më pak në tetë vitet e fundit.
Numri i filloristëve në krahasim me vitin e kaluar është ulur për 3.500.
Fajin për këtë ministrja e hodhi tek qeverisja e kaluar dhe politikat e tyre, siç tha të gabuara.
“Kjo është shkatërruese dhe zhgënjyese dhe është rezultat i politikave të këqija, jo vetëm në arsim, por në të gjitha segmentet shoqëror”, u shpreh ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska.
Viti shkollor do të zgjasë nga data 2 shtator deri më 10 qershor për të gjithë nxënësit, me përjashtim të nxënësve të viteve të fundit të arsimit të mesëm, të cilët do të kenë mësim deri më 16 maj.
“Pushimet dimërore nisin më 31 dhjetor dhe mbarojnë më 19 janar. Sezoni veror fillon më 11 qershor dhe përfundon më 31 gusht. Nuk do të ketë pushim pranveror. Ky vendim ka ardhur nga rezultatet e anketës së bërë në mesin e mësimdhënësve, prindërve dhe nxënësve, të cilët në shumicë kanë deklaruar se një festë e tillë nuk është e nevojshme”, tha në konferencën e sotme për media Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska.