VMRO-DPMNE: Ish-ministrja e Kluturës jetonte në luks me paratë e shtetit
VMRO-DPMNE sërish ka akuzuar ish-ministren e Kultutës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska se ka shpërdoruar buxhetin e shtetit dhe me para publike ka paguar darka të shtrenjtë në Austri.
“Antoineta ka paguar 400 euro për një darkë në Vjenë me para publike, ndërsa në Maqedoni mijëra familje kalojnë tërë muajin me ato mjete. Për vetëm një darkë, Bisera Antoineta shpenzoi më shumë se një pagë minimale. Bisera Antoinette jetonte në shkëlqim dhe luks me shpenzimet e shtetit. Dhe nuk është vetëm darka prej 400 eurosh, Antoineta ka shpenzuar 200 euro për drekë gjatë të njëjtit qëndrim në Vjenë. Në vend që të sillej me përgjegjësi me paratë e shtetit, Bisera Antoineta shpenzoi pa pardon”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.
Nga partia në pushtet shtojnë se Kostadinovska-Stojevska është një nga arsyet e shtetit të grabitur.