Rajon - Botë

I akuzuar për 3 mijë ekzekutime: kush është Ebrahim Raisi, presidenti i ri i Iranit

Kandidati konservator dhe ish-kreu i gjyqësorit iranian, Ebrahim Raisi, fitoi zgjedhjet e 13-të presidenciale, duke e bërë atë presidentin e tetë të Iranit.

Raisi, i cili gëzon mbështetje të gjerë nga kampi revolucionar konservator kokëfortë dhe baza e tij.

Ashtu si lideri suprem i Ajatollah Ali Khamnei, edhe ai mban një çallmë të zezë, që do të thotë se Sejjidi është një pasardhës i Profetit Muhamed.

Raisi përmendet si pasardhësi i mundshëm i 82-vjeçarit Khamenei, kur Ajatollahu aktual të vdesë.

Karriera e Raisit

Raisi lindi më 14 dhjetor 1960 në Mashad. Avokati Raisi filloi karrierën e tij në 1981 si prokuror në Kerec. Ai përparoi shpejt dhe u bë zv/prokurori i shtetit i Teheranit.

Raisi ishte pjesë e një komiteti që në 1988, me udhëzimet e udhëheqësit revolucionar të Iranit, Ajatollah Khomeini, vendosi të ekzekutojë kundërshtarët e burgosur të regjimit.

Raisi ishte pjesë e një delegacioni katër anëtarësh që kundërshtarët e regjimit e quajnë “komiteti i vdekjes”. Gati 3,000 njerëz thuhet se janë ekzekutuar në atë kohë.

Raisi, i cili përparoi me shpejtësi në pozitat shtetërore gjatë kohës së Ali Khamenei, pas vdekjes së Khomeini, në 1989-1994, shërbeu si kryeprokuror i Teheranit.

Sanksionet amerikane

Ai u emërua në krye të Institucionit të Kontrollit të Shtetit në 1994 dhe qëndroi në atë pozitë për dhjetë vjet.

Në 2004, Raisi u emërua Zëvendës i Parë i Shefit të Drejtësisë. Ai u emërua kryeprokuror i Iranit në 2014.

Raisi, i cili ishte një kandidat në zgjedhjet presidenciale të 19 majit 2017, humbi ndaj Presidentit të tanishëm Hassan Rouhani.

Raisi, udhëheqësi aktual 60-vjeçar i sistemit gjyqësor iranian, është nën sanksionet e SHBA-së për pretendime të shkeljeve të të drejtave të njeriut.

Amnesty International kritikoi zgjedhjen e ultra-konservatorit Ebrahim Raisi si president iranian, duke thënë se ai duhej të hetohej për “krime kundër njerëzimit” dhe “shkelje të rëndë” të të drejtave të njeriut.

“Fakti që Ebrahim Raisi u zgjodh president në vend që të hetohej për krime kundër njerëzimit, vrasje, zhdukje me forcë dhe tortura, është një kujtesë e trishtueshme se krimet në Iran qëndrojnë të pandëshkuara,” tha Amnesty në një deklaratë.

Organizata për të Drejtat e Njeriut me qendër në Londër ka akuzuar Raisit si anëtar i një “komiteti vdekjeje” përgjegjës për zhdukjen me forcë dhe ekzekutimin sekret të mijëra anëtarëve të burgosur të opozitës ndërsa ishte zëvendës prokuror i shtetit në Gjykatën Revolucionare të Teheranit 1988.

Mohimi i rolit

Kur u pyet për ekzekutimet në 2018 dhe 2020, Raisi mohoi çdo rol në të, por u dha vlerësime rdhrave të Ajatollah Khomeinitpër të kryer një spastrim të tillë.

Amnesty thekson se “deri më sot, autoritetet iraniane po fshehin sistematikisht të vërtetën për fatin e viktimave dhe vendin ku u varrosën trupat e tyre, gjë që mund të konsiderohet një krim kundër njerëzimit”.

Raisi ka qenë “në krye të shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut” në mandatin e tij si kreu i gjyqësorit për dy vitet e fundit. Shënjestrat e persekutimit ishin “qindra disidentë paqësorë, aktivistë të të drejtave të njeriut dhe anëtarë të pakicave të përndjekura të cilët u burgosën arbitrarisht,” tha Amnesty.

“Ai është gjithashtu përgjegjës për arrestimin e mijëra demonstruesve dhe qindra zhdukjeve me forcë (…) pas protestave në nëntor 2019,” i mbytur në gjak, sipas të njëjtit burim.

Amnesty u bën thirrje vendeve anëtare të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të KB të marrin “hapa konkretë për t’iu përgjigjur pandëshkueshmërisë sistematike në Iran”. /tesheshi.com/