VLEN: Parti apo Kolegj?
Mustafë Veseli
Fillimisht të riqartësojmë publikun se bllokun VLEN e përbëjnë katër parti shqiptare pozitare dhe katër udhëheqës partish: LD, Besa, AA dhe Ash dhe udhëheqës zz. IM, ZI, BK dhe AT. Sa i përket deputetit Qoku, ai është frymë nga VV e Kosovës por nuk është – derisa shkruajmë – i radhitur pas një partie të regjistruar në RMV, z. Qoku është futur në garë si frymë e VV-së së Kosovës por si qytetar me të drejta të plota dhe të barabarta nga dhe në RMV.
Shkuarja në një parti si VLEN dëmton strukturën fituese VLEN të zgjedhjeve të fundit në vend dhe kjo strukturë është e vetmja që në njëzet vitet e fundit mundësoi alternim politik, çdo mundësi tjetër vetëm se ofroi pjesëmarrje në qeverisje por asnjëherë nuk rrëzoi ndër shqiptarë kampin pozitar shqiptar BDI.
A ka VLEN opcione politike?
VLEN ka opcionin në tryezë qëkur ishte në formim si LEN dhe më pas si VLEN, ka mundësinë e formimit të Kolegjit, ku katër udhëheqësit janë të njëjtë në dinjitet dhe fonkcion.
VLEN ka mundësinë të organizojë Kolegjin sipas parimit « primus inter pares » (i pari në mesin e të barabartëve) dhe kësisoji të asgjësojë konkurencës vdekjëprurëse të VLEN!
Kolegji duhet të sanksionohet me rregullore për dy mandate për secilin udhëheqës: një mandat një veçar me rotacion (4 liderë x 1 vit = 4 vite x 2 mandate = 8 vite dhe zgjidhet pastaj Kolegj i ri) dhe në total do bëhen tetë vite udhëheqje nga ky Kolegj dhe secilin vit do kemi një lider, i cili është i barabart në mesin e tjerve dhe pa ekstra kompetenca mbi liderë e tjerë, si dhe do kemi një bashkëudhëheqje të qëndrueshme e kësisoji duke treguar stabilitet koalicioni në bllokun shqiptar, e cila do mbajë qeverinë në vend me të njëjten përbërje për të bashkëudhëhequr me palën maqedone përtej Planit 2030 VLEN.
Për fund, ripotencojmë se dihet kush e filloi frymën e Ndryshimit, kush u bashkangjit, kush dështoi në mes të rrugës dhe kush mbeti humbës. Gjithashtu, liderët të caktuar janë shprehur se nuk e kanë problemin e nderit se kush të jetë i pari, por mundet që kreysuesi i Kolegjit të jetë fillimisht më i moshuari nga katër kryetarët aktualë – mundësitë e Kolegjit janë më se reale.
Këto janë ide të cilat kanë mundësi zgjerimi bashkë me ato të demokracisë së drejtëpërdrejtë (direct democracy) por mbi të gjitha duhet theksuar se atë që i jep Kolegji kampit shqiptar është:
STABILITETI SI BLLOK, QËNDRUESHMËRI QEVERISËSE, MUNDËSI RÉALE PËR DEMOKRATIZIM, SIGURI PËR QYTETARË, SI DHE SJELLJE TË INVESTITORËVE NGA DIASPORA DHE NGA TË HUAJ.
MVE
Likovë, 30 gusht 2024
P.s. Inspirimi i këtyre propozimeve për LEN dhe VLEN është bërë duke u bazuar në sismetin helvetik, britanik dhe amerikan. Në qoftë se dikush thotë se nuk bëjmë ne dot vendin si Zvicra ose Amerika, i them se sistemi republikan i RMV-së nga vjen? Franca apo ndonjë vend ballkanik?