Lajmet e rejaMaqedoni

Përvjetori i protestave të vitit 1988 në Kumanovë për mbrojtjen e arsimit shqip

Demonstratat e 1988 në Kumanovë në mbrojtje të arsimit shqip Shqiptarët e Kumanovës ishin t’informuar më 26 gusht 1988, përmes mjeteve t’informimit radio Kumanovës dhe radio televizionit të Shkupit, ndërsa me thirrje ishin të ftuar aktivistët e bashkësive lokale për pjesëmarrje në mbledhjen e organizuar, në Komitetin komunal.
Prej ditës së informimit e gjer në ditën e mbatjes (29 gusht 1988), të kësaj mbledhje apo tubimi, kishte tri ditë, kështu që të gjithë nxënësit, prindërit, profesorët dhe të tjerë t’interesuar për arsimin e mesëm në gjuhën shqipe në Kumanovë, ishin të njoftuar për një tubim të tillë. Sipas interesimit, apo rëndësisë që e kishte ky tubim, prezenca e një numri të madh të shqiptarëve të moshave të ndryshme para ndërtesës së Komitetit komunal ishte edhe e pritur.
Nga të pranishmit jashtë ndërtesës së Komitetit komunal të Kumanovës, mbi pesë mijë shqiptar të moshave të ndryshme prej 10 vjet e gjer 70 vjet, vajza dhe djem, burra dhe gra, kanë brohitur kërkesa për rihapjen e paraleleve në gjuhën shqipe si dhe për kthimin e profesorëve të diferencuar në procesin arsimor.
Kjo protestë e qetë e shqiptarëve të Kumanovës si vazhdim i mbledhjes së mbajtur më 26 gusht 1988, poashtu në sallën e Komitetit komunal të Kumanovës u klasifikua nga pushteti maqedonas si demonstrata nga pozitat e nacionalizmit dhe separatizmit shqiptar dhe i veprimit kundërevolucionar.
Këtë kualifikim së pari e dha Komiteti komunal i Kumanovës më pas edhe e vërtetoi KQ i LKM-ës dhe të gjitha strukturat e tjera shtetërore. Tmerri shtetëror antishqiptar para fillimit të vitit shkollor 1988/89. Më 29 gusht 1988, definitivisht në tubimin e shqiptarëve në sheshin e Kumanovës, pushtetarët maqedonas hoqën maskat e tyre. Në vend se të pritej përgjigje pozitive nga takimi që zhvillohej me kompetentët e arsimit dhe politikës, për rihapjen e paraleleve në gjuhën shqipe, funksionarët komunist maqedonas me dinakri dhe me një intrigë kurdisnin situata, injoruan kërkesën e shqiptarëve. Kërkesën për mësim në gjuhën shqipe e kualifikuan si armiqësore.
Menjëherë pas mbarimit të këtij tubimi oasuan burgosjet, maltretimet më çnjerëzore policore mbi fëmijët, ndaj -xënësve dhe shqiptarëve të moshave të ndryshme, largimi nga puna i shumë arsimtarëve dhe të punësuarve të tjerë shqiptar. Ky diferencim madje bëhej edhe nëse nga aktivistët e komitetit komunal, të njëjtit u identifikuan se kanë marrë pjesë në këtë tubim edhe përmes fotografive të deshifruara. Afër një mijë shqiptarë u maltretuan nga policia maqedonase, bëhej bastisja e shtëpive të shumë shqiptarëve dhe i gjithë ky skenarë maqedono-serb, mbaroi me mbylljen e plotë të paraleleve shqipe në shkollat e mesme të Kumanovës.
U burgosën më tepër se 300, dhe u thirrën në biseda informative më tepër se një mijë e pesëqind shqiptarë. Trembëdhjetë prej tyre u dënuan prej pesë e gjer më tetë vite burg, ndërsa të tjerët me nga 60 ditë burgu i mbushën burgjet famëkeqe të Maqedonisë, ku disa mbetën me pasoja nervore shëndetësore dhe disa nga këto tortura policore gjetën edhe vdekjen. Atëherë, por edhe më vonë mbeti dilema, se si mbetën të kursyer disa aktivist, ata të cilët ishin në sallë dhe kush e bëri seleksionimin për thirrjen e tyre. Kush i ndihmoi që të nxehet situata në këtë tubim me diskutimet tejet patriotike dhe cili ka qenë roli i funksionarëve shqiptar dhe aktivistëve të nivelit komunal dhe republikan, për tejkalimin e kësaj situate.
Kush përfitoi nga ky rast dhe a ekzistojnë individ të tillë që ndërtuan apo akoma ndërtojnë karrierë, në nivele të larta shtetërore me ato rrethana jhe të llogariten si “shqiptarë të mirë” nga strukturat e sigurimit dhe pushtetmbajtësit maqedonas në kontinuitet. Kjo dilemë shtrohet nga shkaku se disa aktivist të Kuvendit dhe Komitetit komunal, vazhdimisht ishin në gara të jenë aktual me strukturat policore dhe shtetërore. Mandej kundërshtonin edhe pranimin eventual në procesin arsimor të ndonjë kuadri, për shkak të lidhjeve familjare që mund të kishte me ndonjë profesorë të diferencuar.
Disa persona (disa aktivist komunist) që krijonin skena të mosdurimit në kolektivet e tyre shkollore, në shkollat fillore në Kumanovë dhe në shkollat fillore në gjuhën shqipe, në rrethinën e Likovës etj. Këta persona që mund të numërohen në gishta, si njerëz të “privilegjuar” të pushtetit dhe nga strukturat e sigurimit shtetëror, edhe pse ndoshta kanë qenë nën “presion”, megjithatë nuk kanë pasur arsye t’inkorporohen në kurthat e organizuara kundër kuadrave dhe arsimit shqip.
Policia maqedonase nuk i kurseu edhe fëmijët Në mesin e të burgosurve nga pjesëmarrësit e këtij tubimi protestues të 29 gusht 1988, kishte shumë të mitur të cilët policia maqedonase aspak nuk i kurseu, por përkundrazi disa i bënë edhe të paaftë për jetë.
Të gjitha këto tortura, pushtetarët maqedonas të nivelit komunal të udhëhequr nga klika e Todor Çushkarovski (Tosha) dhe klika e Branko Rules, Savo Klimovskit, Jakimovski, Tihomir llijevski (Tiha-crni) etj, i arsyetoi si veprime për ruatjen e “bashkëjetesës” në mes kombeve dhe kombësive. Sigurisht se edhe nga kjo distancë kohore historia do ta hedhë në shesh ironinë e politikës së pushtetëmbajtësve maqedon, duke e sqaruar drejtë politikën e gabuar që e udhëheqtë kreu shtetëror i Maqedonisë me ndikim të plotë të Sllobodan Millosheviqit, dhe do të demaskoj marrëzinë e pushtetëmbajtësve kumanovarë në vitet 1987-1988 dhe 1989-1990.
Katër gjeneratat e nxënësve shqiptarë mbetën pa shkollim të mesëm, profesorët mbetën të lënë anash dhe të përbuzur, shumë profesor shqiptarë dhe të profileve të ndryshme u burgosën dhe shumë të tjerë u larguan nga puna dhe morën rrugën e kurbetit. Këto masa u ndërmorën nga pushteti dhe u ushtrua dhunë mbi gjithë shqiptarët, vetëm pse kërkuan arsimim të mesëm në gjuhën shqipe.
Demaskimi i koalicionit të pushtetarëve serbo-maqedon që ishte në dëm të shqiptarëve Kërkesat për arsimin shqip, respektivisht për ekzistimin e mëtutjeshëm, të paraleleve në gjuhën shqipe në shkollat e mesme të Kumanovës, më 29.08.1988 ky tubim i shqiptarëve të Kumanovës, demaskoi planet serbo-maqedonase dhe aktivitetet e koordinuara të tyre antishqiptare. F
illoi tortura e paparë ndaj pjesëmarrësve të demonstratës edhe pse kjo protestë ishte e qetë dhe me asgjë nuk rrezikonin rendin kushtetues të Maqedonisë. Me siguri se ata, që e përjetuan burgun do t’i mundësojnë opinionit dhe do të ofrojnë dëshmi që më bindshëm të mësojnë, se çka ndodhi nëpër zyret e Ministrisë Rajonale të Punëve të Brendshme të Kumanovës, nëpër sallat e gjyqeve dhe në burgjet e Maqedonisë.
Për Këtë, mund të dëshmojnë edhe policët dhe të punësuarit e tjerë, si dhe shqiptarët dhe të punësuarit tjerë, të punësuar në këtë organ, të cilët nuk kanë qenë t’involvuar në këto tortura nga më të vrazhdat kundër shqiptarëve.
Cili ishte misioni antinjerëzor i punëtorëve të sigurimit shtetëror me policinë e Kumanovës.
Cilët inspektorë dhe policë maqedonas gjendeshin në listën e vullnetarëve të sektorit të Kumanovës, për ushtrimin e dhunës dhe torturave të ndryshme mbi shqiptarët. Me siguri se nuk kanë mundur t’i shlyejnë faktet për ata, të cilët kanë qenë urdhërues dhe ekzekutorë, për këto veprime të çnjerëzishme.
Në kujtesën e shqiptarëve dhe sidomos te të rinjtë dhe moshave të tjera. te ata të cilëve iu mohua e drejta për dëshminë e pafajësisë do të mbetën te palëshyera veprimet e dhunës policore që u ushtrua ndaj tyre. U shkelën liritë dhe të drejtat elementare njerëzore Fatet njerëzore ishin në duart e atyre që kishin dhënë urdhër të shkatërrojnë arsimin shqip dhe të shkaktojnë trauma njerëzore, dhe të shkatërrojnë perspektivën e arsimit shqip. Nëpër arkivat e ministrisë së arsimit, Ministrisë së punëve të mbrendëshme, në dosjet gjyqësore, mbetën tekstet komentet dhe fotografitë me mjetet e informimit edhe atë : Informata e KQ të Lidhjes të komunistëve të Maqedonisë Shkup në lidhje me ankesat e përfaqësuesve të profesorëve nga Kumanova, qershor 1988. Informacione në Televizionin e Shkupit, TV-Prishtina, në “Nova Makedonija”, “Veçer”, “Flaka e Vëilazërimit”, “Nash Vesnik”, “Rilindja “etj. të 3atave 30, 31 të muajit gusht dhe 01, 02, 03, 04, 05 të muajit shtator të vitit 1988 etj.
Kërkesat për rihapjen e paraleleve shqipe u ngulfatën me dhunë Kërkesat e shqiptarëve për ekzistimin e mëtutjeshëm të paraleleve shqipe në shkolla e mesme te Kumanovës. U mbyllën me dhunën e papare kundër gjithçka çka ishte shqiptare.
Policët e sekretariatit komunal të punëve lë mbrendëshme në Kumanovë, atëherë duke u bindur nga punëdhënësit e tyre se ky aktivitet i tyre i dhunës policore, është fillimi prej kur nuk do të kenë më punë me shqiptarët, gati pa përjashtime të gjithë këta policë, me përpikëmëri i kishin realizuar ato urdhra. Këta policë dhe inspektorë të sigurimit shtetëror të Kumanovës, i kishin maltretuar të ftuarit në pyetje niarmative si dhe ata të cilët kishin marrë dënimin e parë gjyqësor dhe për famdëvajtje, me të gjitha format antinjerëzore.
Disa nga ata të cilët përjetuan këtë tmerr dhe këto krime kundër njerëzimit, dëshmonin se zyret e policisë dhe sallat policore në Kumanovë dhe në qendra të tjera policore nëpër Maqedoni, ku “përpunoheshin- maltretoheshin shqiptarët të cilët ishin ftuar në biseda informative” i ngjanin burgjeve famëkeqe naziste, që është mund të shihet vetëm në filma të luftës dhe filma kriminalistik. Ndërsa sa i përket procedurave gjyqësore, ato ishin në procedurë të shkurtë me dëshmitar nga vetë policët. Kumanova, prej mbrëmjes së 29 gusht 1988 e gjer më 15 nëntor 1988, ishte poligon për ushtrimin e shkathtësive fizike të policive dhe inspektorëve të sigurimit shtetëror të Ministrisë të punëve të mbrendëshme maqedonase, mbi ata shqiptarë të cilët i kishin përfshirë kamerat policore dhe nga disa të cilët ishin zënë në moment nga policia. Në ato ditë, thuajse të gjitha familjet shqiptare me shumë pak përjashtime, në çdo çast pritnin se kur do të arrestohen ndonjë anëtar i familjes nga ekspeditat policore dhe inspektorët e sigurimit shtetëror të Kumanovës. Bastisjet, rrafja e kryefamiljarëve para njerëzve të familjes, demonstrimi i forcës policore në vendet publike ishte situatë e përditshme. Nga ata të cilët e përjetuan tmerrin nëpër zyret e policisë Kumanovës, dëshmojnë se jeta më për ta ishte e parëndësishme, ndërsa për familjarët që asgjë nuk dinin për të afërmit e tyre, policia u lansonte lloje lloje dyshimi dhe manipulimi. Në burgjet e Maqedonisë nga dënimet dhe proceset e montuara nga gjyqet komunale dhe të Qarkut u dergjën mbi 300 shqiptar të Kumanovës. Manipulim nga strukturat shtetërore Nga të burgosurit që ishin të akuzuar për pjesëmarrje në demonstratat për mbrojtjen e arsimit shqip në shkollat e mesme të Kumanovës, më së keqi pësuan ata të cilët i ngarkonte aktakuza e Gjyqit të Kumanovës dhe të Qarkut si organizator të demonstratave. Shumë prej të burgosurve morën dënime me burgim të rëndë : Xhemile Faik Sopi u dënua me 5 vjet, Milaim Rufat Halimi u dënua me 5 vjet burg, Nexhmedin Hajdar Jashari u dënua me 8 vjet, Rexhie Remzi Avdiu u dënua me 5 vjet, Saqip Hajdar Jashari u dënua me 8 vjet burg, Metush Osman Osmani u dënua me 5 vjet burg, Xhemal Jashar Jashari u dënua 5 vjet burg, Xhafer Murtez Sahiti u dënua me 4 vjet burg, Xhevat Fejzi Jashari u dënua me 6 vjet, Fadil Vebi Limani me 5 vjet, Ridvan Bajram Jashari u dënua me 8 vjet burg, Skender Femi Aliu u dënua me 5 vjet, Nuredin Sadri Xhemaili u dënua me 5 vjet burg, Liman Jashari me një vjet burg dhe disa të tjerë. Nëse u shfletohet biografia e preardhjes familjare pothuajse që të gjithë këta të burgosur e kishin prejardhjen nga Kosova nga ana e Gjilanit dhe e Preshevës “. Këto akuza të pushtetarëve maqedonas me antidisponim të verbëruar kundërshqiptar, akuza të drejtuara kundër kosovarëve, për ne shqiptarët edhe nuk ishin fare me rëndësi, apo ky fakt nuk ka kurrfarë peshe. Shqiptarët e Kumanovës atëherë kishin dhimbjen më të madhe ndaj vëllezërve dhe motrave për torturat që i përjetuan, dhe pakurrfarë luhatje ishin të bashkuar rreth një qëllimi, kishin synim kryesor mbrojtjen e gjuhës shqipe dhe të drejtës për arsimin e mesëm në gjuhën shqipe pa e dëmtuar askënd. Por me siguri pushtetmbajtësit serbo-maqedon dhe ndonjë servil shqiptar në Kumanovë, apo në ndonjë qytet tjetër, atëherë kanë pasur llogarit jhe arvajtjet karrieriste të tyre, që me çdo kusht t’i përçajnë shqiptarët me metoda policore dhe politike, se gjoja rahatinë e vendasve kumanovarë apo edhe të tjerëve, ua prishin shqiptarët e “ardhur” nga Kosova. Kjo propagandë antishqiptare kurdisej edhe nga funksionarët më të vtë me qëllim të maskimit të planeve të tyre afatgjata kundër arsimit shqip, kundër gjuhës shqipe dhe kundër shqiptarëve. Kjo tezë policore dhe politike, për përçarjen e shqiptarëve të Kumanovës, bindshëm u doli e pasuksesshme, sepse shqiptarët e kësaj ane, asnjëherë nuk ishin më të bashkuar dhe më solidar, njëri me tjetrin një vit para demonstratave si dhe në demonstrata dhe në kohën e situatës të krijuar më pas. Kuptohet me snumë pak përjashtime. Shqiptarët e Kumanovës atëherë i bashkoi kërkesa isnike dhe e pastër kombëtare, për arsimin e shqiptarëve në gjuhën shqipe në shkollat e mesme të Kumanovës. Kërkesa e pastër kombëtare dhe qytetare për arsimin shqip Edhe pas kësaj situate, iniciativat, kërkesat dhe reagimet e shqiptarëve lë Kumanovës, për rihapjen e paraleleve në gjuhën shqipe ishin evidente. Këto kërkesa dhe iniciativa u koordinuan edhe me profesorët shqiptarë të qyteteve të tjera në Maqedoni ku ishte i ndërprerë mësimi në gjuhën shqipe. Në këto aktivitete ishin të kyçur një pjesë e arsimtarëve, profesorëve dhe prindërve të nxënësve nga Kumanova. Disa profesorë të shkollave të mesme me disa arsimtarë të shkollave fillore ishin pjesëmarrës në shumë, protesta, reagime, takime me funksionarët e lartë republikan dhe federativ në Shkup, Beograd, Prishtinë dhe me ankesa dhe informime të drejtuara edhe në nivele ndërkombëtare. Këto aktivitete ishin të nxitura dhe të mbështetura me peticioneve, kërkesa dhe iniciativa të organizuara në Kumanovë nga profesorët: Xhafer Ymeri, Nazmi Maliqi, Mustafë Bediu, Jakup Mehmeti, Destan Hajdini, Saduila Jakupi, Xhabir Isufi, Zeqiria Dauti, Selver Veseli, Ruzhdi Aliu etj. Në këta aktivitete, ishin të kyçur edhe disa studentë kumanovarë që studionin në Prishtinë dhe merrninin pjesë aktive gjatë mbledhjes së nënshkrimeve në të gjitha peticionet dhe disa aktiviteteve të tjera për rihapjen e paraleleve në gjuhën shqipe. Në këtë kohë, sidomos në organizimin e peticioneve si pjesë e rezistencës në mbrojtjen e arsimit shqip, ishin të kyçur edhe përfaqësuesit e prindërve të nxënësve dhe disa përfaqësues të fshatrave dhe të bashkësive lokale të Kumanovës: A. Seferi, F. Rushiti, I. Osmani, S. Beluli, Sh. Bislimi, R. Islami, N. Avdiu, I. Ismaili, M. Idrizi, Z. Xheladini, M. Sahiti, Z. Ganiu, F. Shabani, etj. Këto aktivitete të profesorëve dhe prindërve të nxënësve të shkollave të mesme të Kumanovës, që kishin formë të rezistencës në mbrojtje të arsimit shqip, në periudhën shtator 1985 qjer në mars të vitit 1990, pa dyshim se ishin të përkrahura pa rezervë edhe nga të gjithë arsimdashësit të gjuhës dhe arsimit shqip në Kumanovë.
Portali; “KumanovaSot”