Kasami: Në zgjedhje lokale shkojmë si koalicion VLEN, pastaj shqyrtojmë mundësinë për një parti
Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, tha se VLEN-i në zgjedhjet lokale do të garojë si koalicion. Ai bëri të ditur se pas zgjedhjeve do të shqyrtohet mundësia që VLEN-i të shndërrohet në subjekt të vetëm politik.
“Besojmë që deri në zgjedhjet lokale do të jemi në këtë fazë, sepse ne vlerësojmë se deri në zgjedhjet lokale është me rëndësi që t’i motivojmë strukturat partiake, mos t’i shkrijmë dhe t’i neutralizojmë, por t’i motivojmë të jenë aktive. Në zgjedhjet lokale besojmë se do të kemi një rezultat shumë pozitiv dhe atëherë do të krijohen kushtet që të mendohet që do të kisha thënë me një kongres të përbashkët apo në një formë të homogjenizimit të strukturave në një strukturë të vetme partiake”, tha mes tjerash Kasami.