Shqipëri

SYRI TV/ Belinda Balluku pa argumente për skandalin me mbetjet toksike, sulmon Syri TV

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, nuk arriti sot të jepte një sqarim për skandalin e trafikut të mbetjeve toksike nga Shqipëria në Tajlandë. Në mungesë të argumenteve, Balluku sulmoi Syri TV ndërsa tentoi ta kalonte përgjegjësinë tek kompanitë private. Kronika në vijim, na njeh fakte dhe prova, se përse institucionet qeveritare kanë dështuar në kontrollin e këtij trafiku, në mos janë pjesë e lejimit të daljes së lëndëve toksike nga Porti i Durrësit.

Fajin për lejimin e eksportit të mbetjeve të rrezikshme nga Shqipëria drejt Tajlandës, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku e gjeti tek media, duke sulmuar Syri TV dhe gazetarin që e pyeti numrin dy të qeverisë, se përse dështuan Doganat, Porti i Durrësit dhe institucionet në këtë rast, nëse nuk ishin pjesë e dijenisë për këtë rast trafiku të mbetjeve të rrezikshme. Në mungesë të një përgjigje nga ana e zv. kryeministres, për sqarimin e këtij skandali dhe pengim për ti adresuar edhe pikpyetjet e tjera, po sjellim për publikun vetëm disa fakte të thjeshta dhe vendime të firmosura nga shefi i znj. Balluku dhe kolegët e saj, që kishin detyrimin e kontrollit dhe parandalimit të trafikimit të 100 kontenierëve me mbetje toksike.

Sa i përketë eksportimit të mbetjeve të rrezikshme. Veç ligjit nr. 10 463, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar, me Vendim të Këshillit të Ministrave nr 641, datë 1.10.2014, qeveria e drejtuar nga Edi Rama, ne piken 36 sanksionon se institucionet përgjegjëse për kontrollojnë këtë aktivitet janë ministria përgjegjëse për mjedisin, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, degët doganore, Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe Inspektorati Shtetëror për Mjedisin, Pyjet dhe Ujërat.

Pra zëvendëskryeministrja Ministrja Belinda Balluku gënjeu kur tha se është koncesionari i portit të Durrësit që ka detyrimin e kontrollit të këtyre mbetjeve.

Sa i përketë argumentit tjetër, që zëvendëskryeministrja kërkon që përgjegjësinë tja kaloj vetëm privatit, sërish është një manipulim që i bëhet opinionit publik.

Këto që shikoni në ekran, janë licencat e dhëna nga Ministria e Mjedisit për kompaninë “Sokolaj” për vitet, 2022, 2023 dhe sëfundmi edhe në Mars të vitit 2024, që i jep të drejtën e transportit të mbetjeve të të rrezikshme dhe jo të rrezikshme. Referuar ligjit, në të cilin është bazuar edhe dhënia e kësaj licence, është Agjencia Kombetare e Mjedisit, autoriteti përgjegjës që duhet të monitorojë në vijimësi dhe të kryej raportet përkatëse për informimin e institucionit epror apo institucioneve të tjera, nëse kjo licencë është duke u zbatuar konform ligjit, mbi të cilin licenca është lëshuar. Duke qenë që licenca përfshin trajtimin e mbetjeve të rrezikshme, ligji parashikon një protokoll dhe rregullore strikte për monitorimin e këtij aktiviteti. Por edhe në këtë rast dështimi, mospërfshirja direkte e institucioneve në këtë trafik mbetjesh toksike, iu ngarkua medias. Ndërsa zëvendëskryeministrja përdori sulmet ndaj Syrit si sqarim të këtij skandali, përfaqësuesit e qeverisë, nuk kishin një përgjigje as për pirgjet e mbetjeve që vijojnë të jenë në Portin e Durrësit, të cilët edhe në mostokiske, janë mbetje të rrezikshme për kontamiminimin e të gjithë zonës. Por për ish-drejtorin e Portit të Durrësit, Piro Vëngu fjalët e Belindës, ishin perdja që nuk i kishte lejuar ti shikonte ndërsa drejtonte atë institucion.