September 19, 2024
Maqedoni

Kërçovari sulmohet fizikisht nga një femër pas aksidentit në komunikacion

Mbrëmë (27.08.2024) në ora 23.45 në Stacionin Policor Kërçovë, F.S (39) nga Kërçova ka raportuar se rreth orës 21.00 te rrethrrotullimi në Kërçovë, pas një aksidenti të mëparshëm trafiku, është sulmuar fizikisht nga një femër, e cila drejtonte automjetin tjetër.
“Po merren masa për zbardhjen e rastit”, njoftoi MPB.