September 20, 2024
Maqedoni

Mickoski: Qendra të caktuara janë të shqetësuara për një tender të Qeverisë LSDM-BDI

Kryeministri Hristijan Mickoski i pyetur për deklaratën e Prokurorisë se nuk kanë pranuar denoncim lidhur me miton e ofruar ndaj tij për Korridorin 8, tha se ai do të luftojë publikisht kundër krimit dhe korrupsionit në vend. Sipas gazetarit të portalit Lideri.mk që po e përcjell vizitën e sotme të kryeministrit në tre qytete, Mickovski poashtu thekso se së shpejti do të iniciojë hapjen e linjës telefonike, ku qytetarët do të mund të denoncojnë veprime kriminale dhe korruptive.

Sipas kryeministrit, lufta kundër korrupsionit ka shqetësuar “qendra të caktuara” të ndikimit.

“Dhe janë shqetësuar sepse është një tender i vjetër, një furnizim publik që është udhëhequr nga qeveria e mëparshme e LSDM-së dhe BDI-së. Kam vendosur të luftoj publikisht krimin dhe korrupsionin dhe ky është një mesazh se koha e kriminelëve në politikë ka mbaruar. Është koha për politikanë të ndershëm që e duan popullin e tyre”, deklaroi Mickoski./Lideri