September 19, 2024
BallinaMaqedoni

Rruga kryesore e Çairit, nga sot, do të mbajë emrin e nobelistes shqiptare nga Shkupi, Nënë Tereza

Rruga kryesore e Çairit, nga sot, do të mbajë emrin e bijës dhe nobelistes shqiptare nga Shkupi, Nënë Tereza.

Në përvjetorin e 114-të të lindjes së humanistes Nënë Tereza, me krenari dhe respekt përuruam emrin e ri të rrugës kryesore të Çairit, e cila tani do të mbajë emrin e kësaj figure të madhe shqiptare. Më parë, kjo rrugë njihej si “Hristijan Todorovski Karposh.”

Çdo ditë, mijëra qytetarë kalojnë në këtë rrugë, dhe tani, me një ndjenjë të veçantë mburrjeje, ata do të përkujtojnë dhe nderojnë Nënë Terezën, duke e kthyer këtë rrugë në një simbol të dashurisë dhe humanizmit që ajo përfaqëson.

Së bashku me Visarin, deputetë dhe qytetarë, ishim të pranishëm për të shënuar këtë moment të rëndësishëm dhe frymëzues për komunitetin tonë, duke i dhënë Shkupit një arsye më shumë për të ndjerë krenari.

Urime!