Ndërron jetë një shtetas i RMV-së në një aksident në Greqi
Në një aksident trafiku të ndodhur pasditen e djeshme në afërsi të Kilkisit (Kukush) në pjesën veriore të Greqisë, nga përplasja e dy makinave ka humbur jetën një shtetas 55-vjeçar i Maqedonisë, raportojnë mediat greke.
Makina që drejtohej nga 55-vjeçari është përplasur drejtpërdrejt me një makinë tjetër që drejtohej nga një 44-vjeçare. Zjarrfikëset kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë ndërhyrë për të nxjerrë drejtuesin e automjetit, i cili u dërgua në spitalin e Selanikut, ku u konstatua i vdekur.
Në makinën e dytë së bashku me 44-vjeçaren u transportuan një 38-vjeçar dhe dy vajza tre-vjeçare. Të gjithë u dërguan në spital.
Për momentin nuk dihen shkaqet e aksidentit.