Shoferi që përfundoi dje në Vardar ka dashur të kryejë vetëvrasje (Video)
Në SPB Shkup mëngjesin e djeshëm në ora 07:23 është raportuar se një veturë “Kia” me targa regjistrimi të Shkupi, ka thyer gardhin mbrojtës të urës “Nëna Terezë” dhe ka rënë në lumin Vardar.
Siç njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme, verura është drejtuar nga 32 vjeçari V.K. i cili është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm “8 Shtatori” për të marrë ndihmë mjekësore.
Siç transmeton portali Lideri.mk, burime policore kanë njoftuar për TV ALFA se shkaku i vërtë i këtij incidenti ka qenë se shoferi 32 vjecar i veturës ka tentuar në këtë mënyrë të kryejë vetëvrasje.
Fatmirësisht ai nuk ia ka arritur qëllimit dhe ka përfunduar vetëm me lëndime./Lideri
Video: https://www.instagram.com/reel/C_Da1vhtbW6/?igsh=ajNwdzZmc2xxY3g1